Sa herë është dashur që të zbrisni nga makina për të hapur portën e oborit apo garazhdit tuaj?
Sa herë jeni mërzitur që këtë gjë duhet ta bëni edhe nën shiun e dendur.

Jepini jetës suaj komoditetin e merituar.

Automatizoni porten tuaj ekzistuese me sherbimin dhe produktet cilësore të ofruara nga Portel.

Mbi 14 vjet eksperience e dedikuar automatizimit të portave, përkushtimi i stafit te kualifikuar janë garancia jonë për realizimin e projektin tuaj në një kohë të shkutër dhe me cilësi të lartë.

Shërbimi i Automatizimit të portave  realizohet për:

- Porta rezidenciale me rrëshqitje.

Porta industriale me rrëshqitje.

- Porta rezidenciale me kanatame.


Gjëja më e rëndësishme për të cilën duhet të mendoheni kur beni automatizimin e një dere apo porte  është "motori".

Portel tregëton modele motorësh të ndryshëm dhe kit-e të plota për automatizimin e dyerëve.

Motorat janë kryesisht të tipologjive;

- motorë linear,    - motorë me krahë,     -  motorë për montim nën tokë.

Zgjedhja e motorit është kritike dhe të flisni me një profesionist do tiu kursente shumë kohë dhe mundim.

Ejani të na vizitoni në ambjentet tona dhe do të jemi në dispozicionin tuaj për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme për ju.

 

Disa nga motorat dhe kit-et që tregtojmë janë:

 

 - Motora dhe kit-e për porta rezidenciale me rrëshqitje; 

   Te pershtatshem per porta me masë 400 kg, 600 kg e 800 kg dhe gjatësi maksimale të krahut deri në 14 m.

   Motorat jane produkte të firmave te njohura CAME e ROGER që punojnë me tension 230V AC ose 24V DC.

 

- Motora dhe kit-e për porta industriale me rrëshqitje

  Të përshtatshëm për porta me masë 800 deri në 3500 kg dhe gjatësi maksimale të krahut deri në 13 m.

  Motorat janë produkte të firmave të njohura CAME e ROGER që punojnë me tension 230-400V AC (monofazë ose trefazor).

 

- Motora në formë krahu dhe kit-e për porta rezidenciale me kanata.

   Të përshtatshëm për porta me gjatësi krahu 3-5 m.

   Motorat janë produkte të firmave të njohura CAME e ROGER që punojnë me tension 230V AC ose 24V DC.

 

- Motora në formë krahu ose me motor nën tokë dhe kit-e për porta rezidenciale me kanata.

  Të përshtatshëm për porta me gjatësi krahu 3-5 m.

  Motorat janë produkte të firmave të njohura CAME e ROGER që punojnë me tension 230V AC ose 24V DC.

 

- Kit-e për Automatizim e plotë të dyereve rrëshqitëse.

  Të përshtatshëm për dyer me gjatësi deri në 5 m krahu e masë deri në 125 kg.

  Sistemet janë me fotoelement, dhe me motor 24V DC të firmës se njohur CAME.

 

 

Kush është online?

Kemi 11 guest ne linje

Kërkoni Preventiv

Nëse jeni të interesuar për produktet the shërbimet tona jeni të mirëpritur të kërkoni preventiv duke përdorur formën e kontatktit.